Bota

Biden takohet me presidentin e Polonisë, riktheson mbështetjen për Ukrainën

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka mbërritur në Poloni dhe është takuar me presidentin Andrzej Duda.

Ata kanë biseduar mbi përpjekjet e tyre të përbashkëta për të mbështetur Ukrainën, për të imponuar pasoja mbi Rusinë dhe për të forcuar NATO-n.

“Siç i thashë presidentit Zelensky kur folëm dje në Kiev, mund të them se mbështetja jonë për Ukrainën mbetet e palëkundur”, tha Biden.

Presidenti Biden vlerësoi mbështetjen e popullit të Polonisë për pritjen e mbi 1.5 milionë refugjatëve ukrainas në komunitetet e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë