Një numër i madh i votuesve amerikane kanë pak besim tek lidershipi i presidentit Joe Biden dhe se partia e tij do të përmirësojë ekonominë e vendit, sipas një sondazhi të ri nga Wall Street Journal. Sondazhi, që u zhvillua më 16-22 Nëntor, mblodhi përgjigjet nga 1.500 votues përmes telefonatave, mesazheve në tekst dhe pyetësorëve në rrjet.
Rezultati tregoi se më shumë votues i cilësojnë si prioritete kryesore problemet ekonomike dhe fiskale, si inflacioni dhe se mendojnë që partia Republikane mund t’i menaxhojë më mirë këto çështje. Nga ana tjetër, votuesit janë optimist mbi aftësinë e partisë Demokrate në reagimin ndaj Covid-19, reduktimin e çmimeve të kujdesit shëndetësor dhe përmirësimin e edukimit. Duke marrë parasysh se zgjedhjet afat-mesme të Kongresit do të mbahen së shpejti, 44% e të anketuarve thanë se do të mbështesin republikanët dhe 41%, demokratët.
Thuajse 41% e miratuan performancën e presidentit demokrat Joe Biden, me 57% që ishin kundër. Wall street Journal theksoi se kjo tregon se në këtë fazë, roli i Biden për të shtuar mbështetjen për demokratët e tjerë në fushatë është i limituar. Sondazhi tregoi gjithashtu se rreth 61% mendojnë se ekonomia amerikane po shkon në drejtim të gabuar. Sipas të dhënave të publikuara nga zyra e Statistikave në SHBA, kishte mbi 11 milionë vende vakante të punës në Tetor, një rritje me 400.000 nga muaji i kaluar.
Burimi:WallStreetJournal/Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje