Ka ndodhur

Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 20-vjeçari në Tiranë

Një 20-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike mbrëmjen e të dielës në Tiranë. Policia bën me dije, se rreth orës 20:25, në zonën e “Unazës së Re”, shtetasi A.M., duke punuar në lavazhin e vëllait të tij, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë