Gazeta Si – Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë në Tiranë mëngjesin e kësaj të diele, pasi duke punuar, ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër.
Plagët kanë qenë të rënda për 50-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Më datë 21.05.2023, rreth orës 08:10, në rrugën “Besa”, në një pallat në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi A. B., 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje