Bota

Bie qeveria italiane/ Mario Draghi njofton dorëheqjen, Mattarella refuzon vendimin

Gazeta Si – Mario Draghi ka dhënë dorëheqjen nga posti i Kryeministrit të Italisë. Lajmi është zyrtarizuar nga vetë Draghi, për shkak se nuk ka mbështetjen e partisë ‘5 Yjet’ të Giuseppe Conte.

Ai bën me dije shumica e unitetit kombëtar që e ka mbështetur këtë qeveri që nga krijimi i saj nuk është më dhe dështuar.

“Sonte do t’i dorëzoj dorëheqjen Presidentit të Republikës. Pakti i besimit që qëndron në themel të qeverisë ka dështuar”, deklaroi Kryeministrit Draghi.

Megjithatë, presidenti italian, Sergio Mattarella ka refuzuar dorëheqjen e Mario Draghit.

Sipas një deklarate zyrtare nga Presidenca e Italisë, Mattarella i kërkoi Draghit që t’i drejtohej më parë Parlamentit.

Ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane ka udhëhequr një qeveri uniteti që nga shkurti i vitit 2021.Në një deklaratë, ai tha se pakti i besimit që kishte mbështetur qeverinë ishte zhdukur.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë