Sipas një burimi nga Ministria e Shëndetësisë e Afganistanit, numri i viktimave nga sulmi që ndodhi të enjten në Kabul rritet në 170 persona dhe mbi 200 të plagosur.
Shumica e tyre janë civilë, përfshirë edhe fëmijë. Ndërkohë, sipas gjeneralit Hank Taylor të Shtabit të Përbashkët Amerikan, kishte vetëm një sulmues vetëvrasës në sulm.
Deri tani janë idetifikuar 32 burra, tre gra he tre fëmijë. Sipas televizionit amerikan CBS, që citon funksionarë afganë, të plagosurit janë rreth 200. Sa i përket humbjeve nga ana e ushtarëve amerikanë, deri tani raportohet për 12 marinsa.
Nga ana e saj, Rusia ka dënuar “me vendosmërinë më të madhe” sulmet që kanë shkaktuar dhjetëra të vdekur në aeroportin e Kabulit.
Siç tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, “për fat të keq parashikimet më pesimiste janë konfirmuar sipas të cilave grupet terroriste, duke filluar nga ISIS, do të përfitonin nga kaosi në Afganistan. Rreziku është i madh për të gjithë, dhe ky është shkaku ynë më i madh i shqetësimit”.
Celula terroriste Isis-K mori përgjegjësinë për sulmin e ndodhur të enjten në 26 gusht, në aeroportin e Kabulit.
Ne do të përgjigjemi “me forcë dhe saktësi” në Afganistan, tha presidenti amerikan Joe Biden.
“Ne do t’ju bëjmë të paguani: ne jemi gati të dërgojmë më shumë trupa nëse është e nevojshme dhe evakuimi vazhdon”, – siguroi ai.
Mbi 100,000 njerëz janë shpëtuar deri më tani nga urat ajrore që nga 14 gushti në Afganistan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje