Ne rrjet

Bilanci tragjik: 4590 viktima brenda 24 orëve në SHBA

Numri i vdekjeve të raportuara në SHBA nga koronavirusi arriti dyfishin e rekordit të enjten, ndërkohë që shumë shtete zgjatën urdhrat e bllokimit, dhe administrata Trump lëshoi ​​udhëzime të reja federale për të rihapur ekonominë.

Në 24 orët në SHBA 4,591 kanë humbur jetën nga Covid-19, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. Rekordi paraprak ishte 2.569 .

SHBA shënon tanimë 671,000 raste me koronavirus dhe 33,000 viktima. Në nivel global, rastet e konfirmuara të virusit kanë arritur në më shumë se 2.15 milion dhe numri i viktimave 144,000.

Ndërsa bëri presion për të hapur ekonominë, zoti Trump e pranoi rrezikun e vazhdueshëm dhe tha se amerikanët duhet të vazhdojnë të praktikojnë praktikat “e fuqishme” të higjenës, duke përfshirë distancimin social dhe, kur të jetë e mundur, punën nga shtëpia.

Plani për rihapjen e ekonomisë

Presidenti Donald Trump u dha të enjten guvernatorëve një udhërrëfyes që do të ndihmojë shtetet e tyre për të rimarre veten nga situata e vështirë ekonomike e krijuar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Udhërrëfyesi parashtron “një qasje me faza dhe të matur” për t’iu rikthyer aktivitetin normal në vendet që kanë një sistem të fortë testimesh e po shohin një ulje të rasteve me COVID-19.

Presidenti Donald Trump, Gazeta Si, 2020

“Do ta rifillojmë jetën së​risht”, tha zoti Trump gjatë konferencës së tij të përditshme për shtyp.

Por kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi i quajti të enjten udhëzimet e Presidentit Donald Trump për rihapjen e ekonomisë “të paqarta dhe jokonsistente” dhe tha se duhej të bëheshin më shumë testime për koronavirusin.

“Dokumenti i paqartë dhe i paqëndrueshëm i Shtëpisë së Bardhë nuk bën asgjë për të kompensuar për dështimin e Presidentit për të dëgjuar shkencëtarët dhe për të prodhuar dhe shpërndarë testime të shpejta në nivel kombëtar,” tha zonja Pelosi në një deklaratë.

Udhëzimet e reja kanë për qëllim lehtësimin e kufizimeve në zonat ku niveli i infektimit është i ulët ndërsa do të vazhdojë të ruhet e njëjta praktikë kufizuese në zonat më të goditura. Në to bëhet e qartë se kthimi në normalitet do të jetë një proces shumë më i gjatë nga sa e parashikoi fillimisht zoti Trump. Zyrtarët federalë kanë paralajmëruar se disa masa distancimi social mund të kenë nevojë të mbeten në fuqi deri në fund të vitit me qëllimin për të parandaluar një shpërthim të ri.

Udhëzimet e reja kryesisht forcojnë planet tashmë në fuqi të guvernatorëve, të cilët kanë përgjegjësinë kryesore për shëndetin publik në shtetet e tyre.

“Ju do të vendosni” u tha zoti Trump guvernatorëve të enjten pasdite gjatë një telekonference, sipas një regjistrimi audio të siguruar nga “Associated Press”. “Ne do t’u mbështesim”, shtoi zoti Trump.

Vendet me infeksione në rënie dhe testime të forta do të fillojnë një rihapje graduale me tre faza të bizneseve dhe shkollave.

Në fazën e parë, plani rekomandon ruatjen e një distance të rreptë fizike për të gjithë njerëzit ku ndodhen jashtë shtëpive të tyre. Grumbullime njerëzish më të mëdha se 10 persona duhet të shmangen si dhe sugjerohet të shmangen udhëtimet e parëndësishme.

Në fazën e dytë, njerëzit inkurajohen të maksimizojnë distancën sociale kur është e mundur dhe të kufizojnë tubimet me më shumë se 50 persona përveç rasteve kur merren masa paraprake. Udhëtimet mund të rifillojë gjatë kësaj faze.

Në fazën e tretë parashikohet një kthim në normalitet për shumicën e amerikanëve, duke u përqëndruar tek identifikimi dhe izolimi i çdo infeksioni të ri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë