Futboll

Bild e bën të kryer, Mbape do të fitojë 50 milionë euro në vit te Real Madrid

Europa është në momentet e fundit të merkatos së dimrit, ndërsa nga Gjermani vjen një lajm që mund të ndikojë shumë në merkaton e verës. Sipas të përditshmes prestigjioze “Bild”, Kilian Mbape dhe Real Madrid kanë arritur akordin përfundimtar dhe në qershor sulmuesi i PSG-së do të veshë fanellën e bardhë.

Bëhet fjalë për një operacion me parametra zero për klubin e madh spanjoll, që i garanton Mbapesë një pagë vjetore prej 50 milionë eurosh. Një pagë që do ta bënte francezin më të paguarin në botë dhe që do të kthente kohën e “Galacticos” te Reali.

Kilian Mbape. Gazeta Si, 31 janar 2022

Spanjollët po bëjnë gjithçka për Mbape, i cili në Madrid nuk do të ndihet porsonazhi i tretë në lokandinë, siç ndodh te PSG, ku janë edhe Mesi dhe Nejmar. Ai do të jetë shumë i rëndësishëm te Reali, kolona e një projekti ambicioz. Verën e kaluar madrilenët ofruan 170 milionë euro, por PSG refuzoi. Verën e ardhshme Mbape do të lërë Parisin me parametra zero, pasi që nesër është i lirë të firmosë me një klub tjetër.

Me blerjen e francezit mbetet të përcaktohet situata e brazilianit Vinicius Junior te Reali, pasi ka të njëjtin rol me Mbape dhe vështirë se do ta pranojë idenë për të qëndruar në stol.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë