Erling Braut Haland është lojtari më i kërkuar në treg, kjo është e padiskutueshme. Për sulmuesin norvegjez të Borusia Dortmund, sipas agjentit të tij Mino Riola, janë në lojë 10 klube dhe sigurisht që bëhet fjalë për ata më të mëdhenjtë në Europë.
“Bild” në Gjermani ndërkohë zbulon ofertën konkrete të Roman Abramoviç, pronarit të Çelsit. Ai ka dhënë “ok”-in për të investuar të paktën 100 milionë euro për blerjen e sulmuesit norvegjez. Një lajm ky që mund ta shtyjë Realin e Madridit të përshpejtojë punën për Haland, për të cilin interesohet prej kohësh. Nga Spanja për këtë lojtar interesohet edhe Barcelona, që kërkon ta transferojë në “Kamp Nou”.

Haland dhe Mbape janë dy sulmuesit e rinj më të mirë të momentit, për të cilët të gjithë janë të bindur se do të shenjojnë epokën post Mesi-Ronaldo. E ardhmja e tyre parashikohet te gjigantët spanjollë, Reali dhe Barcelona, por milionat e Abramoviçit mund të prishin planet e këtyre klubeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje