Kampionja amerikane ka dhënë dëshminë e saj në “Capitol Hill” në lidhje me hetimin për neglizhencat e instancave policore dhe ligjore. “Nuk duhet të ndodhë më kurrë”, – ka theksuar gjimnastja.
“Times” sapo e ka përfshirë mes 100 personave me më shumë influencë të vitit, pasi është sportistja aktive më e dekoruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe për faktin që ka tërhequr vëmendjen për një temë, siç është shëndeti mendor i sportistëve gjatë Olimpiadës së Tokios.
Paraditen e së mërkurës, Simone Biles ka dalë përpara Komisionit të Drejtësisë të Senatit në Uashington, ku gjatë dëshmisë së saj ka evidentuar neglizhencën e FBI-së së Indianapolisit. E gjitha kjo në kuadër të hetimit për akuzat e abuzimit seksual kundër Larry Nassar. Ish-mjeku i kombëtares amerikane të gjimnastikës artistike është dënuar me 176 vite burg, pasi ka ngacmuar seksualisht rreth 500 gjimnaste, duke përfshirë edhe Biles.
US gymnast Simone Biles teared up in an emotional testimony recounting Larry Nassar's abuse and stated, "I am also a survivor of sexual abuse." She added, "To be clear, I blame Larry Nassar, and I also blame an entire system that enabled and perpetrated his abuse." pic.twitter.com/jKu3RdPCm6
— Newsweek (@Newsweek) September 15, 2021
Kampionja, që mori pjesë edhe në “Met Gala” në Nju Jork të hënën, e ka drejtuar gishtin kundër një sistemi, që “ka lejuar për shumë kohë, duke u kthyer në anën tjetër”, abuzimet që kanë shkatërruar jetën e qindra vajzave, kampione apo jo.
Ka qarë në sallë Simone Biles, që nuk ishte në gjendje të garonte në disiplinën e traut gjatë Lojërave të Tokios pikërisht për shkak të stresit që ka pasur gjatë viteve. Ka qarë, duke akuzuar edhe federatën amerikane, që nuk ishte në gjendje të ndërpriste orrorin që po përjetonin edhe fitueset e disa medaljeve, si Mckayla Maroney, Maggie Nichols dhe Aly Raisman, të cilat e kanë akuzuar me forcë Nassar.
“Çfarë kuptimi ka që të denoncosh një abuzim, nëse agjentët e FBI-së nuk reagojnë?” – ka thënë Raisman, e cila është mbështetur nga Simone Biles: “Duhet të japim një mesazh të rëndësishëm: nëse lejon një abuzues të dëmtojë minorenët, pasojat duhet të jenë të menjëhershme dhe shumë të rënda”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje