Sport

Biles, sportistja e vitit për Time: Të thuash mjaft, një hap i jashtëzakonshëm!

Revista e njohur amerikane ka vlerësuar gjimnasten që në Lojërat Olimpike të Tokios u tërhoq gjatë garave për probleme të mëdha të natyrës psikologjike.

Simone Biles është zgjedhur si sportistja më e mirë e vitit nga revista “Time”. Motivi i vlerësimit nga revista e njohur me seli në Manhatan është se Biles “me sytë e gjithë botës te drejtuar tek ajo, bëri hapin e jashtëzakonshëm, duke thënë : mjaft!”

Gjimnastja Simone Biles gjate nje ushtrimi. Gazeta Si, 10 dhjetor 2021

Gjithçka i referohet Olimpiadës së Tokios, ku gjimnastja amerikane foli hapur për tërheqjen e saj nga disa gara, duke përmendur “demonët e brendshëm”, që konkretisht janë shqetësimet nga ankthi, apo “twiestis”, bllokime të papritura mendore, që e bënin të humbiste orientimin gjatë ushtrimeve. Biles në atë kohë tha se donte të përqendrohej te “shëndeti mendor dhe mirëqenia e saj”.

Gjimnastja amerikane ka denoncuar gjithashtu edhe dhunën seksuale nga doktori i kombëtares së gjimnastikës amerikane. Ajo dhe gjithë sportistet e tjera të përfshira në këtë histori, pas vendimit të fundit të gjykatës, duhet të dëmshpërblehen me shumën e 400 milionë dollarëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë