Gazeta Si – Rrjetet sociale nuk kursejnë askënd dhe Mikaela Shiffrin e di shumë mirë. Olimpiada e kampiones amerikane nuk po shkon ashtu siç imagjinohej, të mërkurën ajo ka përjetuar për të disatën herë daljen nga pista. Dhe sulmet dhe fyerjet në rrjetet sociale kanë vërshuar drejt saj. Shiffrin ka postuar disaa prej tyre.
“Ke mbaruar”, “Ke marrë atë që ke merituar”, “Je një humbëse”, “Je një bionde budallaqe”, – ishin disa prej frazave fyese ndaj dy herë kampiones olimpike, e cila u është përgjigjur atyre që e sulmonin në këtë mënyrë.
— Mikaela Shiffrin (@MikaelaShiffrin) February 17, 2022
“Ka gjithmonë stërkëmbësha për të më hedhur poshtë, por duhet të ngrihem. Duhet të ngrihem, sepse mundem, sepse më pëlqen ajo që bëj. Nuk është e lehtë, por të gabosh nuk është fundi i biotës. Pse vazhdoj ta provoj sërish? Sepse ato 9 kthesa të para ishin spektakolare, një parajsë e vërtetë. Unë e riprovoj, sepse jam kokëfortë. Tani një stërvitje e mirë për ‘Team Event’ dhe pastaj gara e fundit e Olimpiadës të shtunën”, – ka shkruar amerikania.
Skiatorja Mikaela Shiffrin ka fituar 47 sllallome në Kupën e Botës, përveç të artës olimpike në vitin 2014 dhe 4 titujve botërorë. Ajo merr pjesë në Olimpiadën e tretë në karrierë me një objektiv të qartë në mendje: të ngjitet sërish në pod. Deri tani nuk ia ka dalë të përfundojë asnjë nga garat e Pekin 2022.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje