Gazeta Si – Bjellorusia ka dërguar deri në 20 vagonë hekurudhore të ngarkuara me municion në Rusi për luftën kundër Ukrainës.
Laji bëhet i ditur nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në Facebook, sipas faqes në internet, “Ukrinform”.
“Sipas informacionit të disponueshëm, udhëheqja e Republikës së Bjellorusisë vazhdon të ofrojë mbështetje ushtarake për Federatën Ruse, – shkruan Shtabi i Përgjithshëm. – Në veçanti, një tjetër ngarkesë municioni, deri në 20 vagonë hekurudhorë, u dërgua në rajonin e Belgorodit, në kufirin lindor të Ukrainës.
Ndërkohë, gjatë samitit të G7 në Elmau të Bavarisë, udhëheqësit përsëritën mbështetjen e tyre për Ukrainën.
“Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta mbështetur atë, edhe me masa të ashpra, por do të shmangim një konflikt midis NATO-s dhe Rusisë”, tha kancelari Olaf Scholz gjatë një takimi dypalësh me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.
Në javët e ardhshme “ka shumë të ngjarë që fushata ruse” në Ukrainë “do të mbështetet gjithnjë e më shumë në forcat rezerviste”.
Kështu shprehet Ministria Britanike e Mbrojtjes në përditësimin e fundit të inteligjencës.
Kjo përfshin Rezervën e Ushtrisë Luftarake Ruse, e përbërë nga vullnetarë me kohë të pjesshme, të cilët janë vendosur si njësi të tëra, zakonisht për detyra sigurie në vijën e pasme.
Një grup tjetër rezervistësh (Burimi i Mobilizimit Njerëzor) përbëhet nga veteranë që kanë shërbyer në ushtri gjatë pesë viteve të fundit.
“Ka të ngjarë që autoritetet ruse të përdorin vullnetarë të kësaj kategorie për të mbushur batalionet e treta brenda brigadave të rregullta”, sqaron Ministria e Mbrojtjes.
“Ndërsa objektivi kryesor operacional mbetet xhepi Severdonetsk-Lysychansk, Rusia tani po përpiqet të rifitojë vrullin edhe në aksin verior të Izyum”, thuhet sërish në buletin. Në atë sektor, forcat e armatosura të Ukrainës vazhdojnë të mbajnë kontrollin e territorit “duke shfrytëzuar mirë pyjet për të ndihmuar mbrojtjen e tyre”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje