Gazeta Si – Ka nisur në Belinzona procesi gjyqësor, ku të akuzuar janë ish-drejtuesit e lartë të futbollit botëror. Sep Blater 86 vjeç, dhe Mishel Platini 66 vjeç, vite më parë drejtues të futbollit botëror dhe europian, gjenden në bankën e të akuzuarve.
Blater dhe Platini do të jenë përballë Gjykatës Federale Penale, sepse akuzohen për mashtrim. Çështja ka të bëjë me 2 milionë franga. Këtë shumë Platini e ka përfituar në 2011-ën nga FIFA, pra nga presidenti Blater, si shtesë për pagën vjetore prej 300.000 frangash.

Akuza, sipas kërkesës së FIFA-s, është mashtrimi. Sipas organizatës që drejton futbollin botëror, është një kompensim i pabazë, që pasuron në mënyrë të paligjshme francezin.
Ngjarja në fjalë ka shënuar edhe fundin e karrierës së këtyre dy personazheve në institucionet e futbollit ndërkombëtar. Natyrisht, si Planiti, ashtu edhe Blater, i kanë hedhur poshtë akuzat.
“Futbolli është brenda meje, sepse jam në shërbim të FIFA-s prej 45 vjetësh. Futbolli ndërkombëtar është jeta ime, është profesioni im. Duhet të mbrohem mirë me avokatin tim. E kam ndërgjegjen të pastër”, – ka thënë Blater.
Procesi duhet të mbyllet pas disa seancash dëgjimore më 22 qershor. Sentenca pritet më 8 korrik. Dy ish-drejtuesit rrezikojnë secili deri në 5 vite burg.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje