Turqia duket se ka vendosur të sfidojë të gjithë aleatët perëndimorë duke zyrtarizuar blerjen e një sistemi të prodhuar nga Moska për mbrojtjen nga sulmet ajrore.
Vendimi i qeverisë turke për të blerë sistemin rus “S-400” për mbrojtjen ajrore ka shkaktuar reagim mjaft serioz në Shtetet e Bashkuara, por edhe brenda aleancës së NAT0-s.
Nënpresidenti amerikan Mike Pence ka paralajmëruar Turqinë për blerjen e një sistemit anti-ajror rus, duke theksuar se Uashingtoni e sheh këtë lëvizje si një kërcënim për avionët amerikanë.
Ai tha se Turqia “duhet të zgjedhë” midis një anëtari të rëndësishëm të NATO-s ose të rrezikojë sigurinë dhe partneritetin “duke marrë vendime të tilla të pamatura”.
Por Ankaraja u përgjigj se blerja e sistemit të avancuar ishte një marrëveshje që nuk mund të zhbëhej.
Përtej pasojave në marrëdhëniet SHBA-Rusi, disa në Washington shqetësohen se blerja e këtij sistemi do t’i japë mundësi Moskës të mbledhë dhe të shfrytëzojë të dhëna sekrete për të diskredituar NATO-n dhe SHBA-në.

Tensionet u përshkallëzuan edhe më shumë pasi zyrtar i lartë i ushtrisë ruse tha se Moska do të dërgonte ushtarakë të specializuar në Turqi për të instaluar këtë sistem.
Si rezultat, Shtetet e Bashkuara duket se po shqyrtojnë anulimin e dërgimit të avionëve F-35 në Turqi, të cilët ishin planifikuar për një baze ajrore në Malatya.
Sipas Pentagonit, mos dërgimi i avionëve pa dyshim do të ndihmonte në mbrojtjen e sekreteve të SHBA-së nga rusët, por gjithashtu do të sinjalizonte se Turqisë nuk mund t’i besohet mbrojtja e pajisjeve ushtarake perëndimore të mbrojtjes për shkak të miqësisë së saj me Rusinë.
Turqia ka hedhur poshtë shqetësimet, duke u thënë Shteteve të Bashkuara se nuk do të lejojë ushtarakët rusë që të monitorojnë vendosjen dhe funksionimin e sistemeve “S-400”, por ekspertët amerikanë thonë se këto zotime nuk janë të besueshme.
Në përpjekje për të parandaluar operimin e sistemit S-400 në tokën e NATO-s, Washingtoni ka tentuar t’i shesë Turqinë një sistem rival të prodhuar nga SHBA-ja. Ajo gjithashtu ka kërcënuar të imponojë sanksione ndaj Turqisë, por deri më tani çdo përpjekje ka qenë e kotë. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë në mënyrë të përsëritur se nuk do të tërhiqet nga blerja e S-400.
Zyrtarët amerikanë thanë se ishin të vetëdijshëm se “aleatët e NATO-s ndajnë të njëjtat shqetësime me ta dhe se situata tani ishte kthyer në shqetësimin kryesor të Aleancës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje