Nga mëngjesi i djeshëm, qyteti austriak i Wiener Neustadt është “blinduar nga policia”, e cila ruan 26 rrugët e tij të hyrjes dhe daljes: askush nuk mund të largohet nga qyteti nëse nuk është në gjendje të tregojë një certifikatë të negativitetit Covid, përndryshe nuk është e mundur.
Masa drastike e izolimit u mor nga kryetari i Bashkisë së Wiener Neustadt, pasi banorët e saj, regjistruan një normë incidence infektimi prej 534 raste për 100,000 banorë.
Një “shpërthim” dhe një situatë që të kujton ato të fillim marsit të vitit të shkuar, në fillim të pandemisë në Codogno, qyteti ku u përhap vatra e parë në Itali.
“Situatë dramatike shëndetësore”
Wiener Neustadt është një qytet me 41,000 banorë dhe një lëvizje udhëtarësh me rreth 20,000 njerëz në ditë, që ndodhet disa kilometra larg nga kryeqyteti austriak, Vjenë.
Kryebashkiaku Klaus Schneeberger, në një konferencë për shtyp, njoftoi detajet e masave që rezultojnë të jenë një situatë dramatike shëndetësore.
Schneeberger, para së gjithash u ankua se qeveria nuk po siguron një sasi të mjaftueshme të vaksinave dhe për këtë arsye, për të ndaluar përhapjen e virusit, mbetet vetëm izolimi i qytetit me një “kordon sanitar”, por edhe një fizik.
“Ne kemi një situatë dramatike, – i tha kryetari i bashkisë kanalit televiziv kombëtar, ‘Orf’, – me 534.7 raste për 100,000 banorë. Për sa kohë, që ky prag nuk do të bjerë nën 400, kufizimet do të mbeten në fuqi”.
Gjobë prej 1,400 euro për shkelësit e ligjit
Që nga mëngjesi I djeshëm, për këtë arsye, policia – të cilës i janë caktuar përforcime nga qytetet fqinje – ka monitoruar hyrjet në Wiener Neustadt ditë e natë.
Kushdo që dëshiron të lëvizë jashtë kufijve të qytetit, i kërkohet një certifikatë që vërteton rezultatin e një tamponi negativ. Shkelësit do të gjobiten me 1,400 euro.
Në të njëjtën kohë, administrata publike ka rritur edhe pikat, ku mund të kryhen testet. Kapaciteti u rrit nga 1,500, në rreth 20,000 tamponë në ditë.
Regjimi i aplikuar në Wiener Neustadt, kujton atë të “zonës së kuqe të errët” të sugjeruar nga BE për të kufizuar udhëtimin në nga shpërthimet me viruse të Covid 19.
Mbylljet e zgjatura në vend
Austria po përballet me një situatë kritike: duke regjistruar një mesatare lëvizëse prej 2,500 rastesh në ditë prej një jave.
Qeveria e Sebastian Kurz, zgjati kufizimet tashmë të vendosura në të gjithë vendin, deri në mes të prillit: restorantet, objektet turistike dhe aktivitetet kulturore do të jenë të mbyllura.
Vendi ishte gjithashtu ndër të parët që theu “frontin” evropian mbi furnizimin e vaksinave dhe së bashku me Danimarkën, njoftoi se do të përpiqet të sigurojë furnizime përmes kanaleve të veta, duke kërkuar në veçanti ndihmë nga Izraeli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje