Gazeta Si – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken – gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel, shpjegoi se “NATO është një aleancë mbrojtëse, ne nuk kërkojmë konflikt. Por nëse konflikti vjen tek ne, ne do të jemi gati”.
Lidhur me situatën e luftës në Ukrainë, diplomati amerikan theksoi nga Brukseli: “Thënë thjesht, në vazhdën e agresionit të paprovokuar dhe të paramenduar të Rusisë kundër Ukrainës, kjo aleancë u bashkua me shpejtësi, unitet dhe vendosmëri, duke nisur menjëherë grupin e punës së reagimit të shpejtë, duke vënë në zbatim planet për të vazhduar për të forcuar sigurinë e NATO-s”.
Sipas tij, “çdo aleat, në një mënyrë apo tjetër po i vjen në ndihmë Ukrainës, çdo aleat në një mënyrë apo tjetër po ndihmon në forcimin e vetë NATO-s”.
Për sulmin ndaj centralit bërthamor në Zaporozhia, Blinken shtoi: “Gjatë natës, ne kemi parë gjithashtu raporte për sulmin kundër një termocentrali bërthamor. Kjo thjesht tregon pamaturinë e kësaj lufte dhe rëndësinë e përfundimit të saj dhe rëndësinë e tërheqjes së të gjitha trupave nga Rusia dhe angazhimit në mirëbesim në përpjekjet diplomatike”.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, saktësoi se “sulmi ndaj termocentraleve” tregon “pavetëdijen e konfliktit”.
Ministrat e Jashtëm të NATO-s dhe BE-së, janë mbledhur këtë të premte në Bruksel për takime për të diskutuar situatën në Ukrainë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje