Futboll

Bllokimi i Rinasit, Kombëtarja e futsallës humb ndeshjen me Ukrainën

Bllokimi i fluturimeve në Rinas ka bërë që Kombëtarja shqiptare e futbollit të sallës të humbë ndeshjen e radhës me Ukrainën, e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2022. Kjo ndeshje është në program për t’u luajtur më 11 prill, në qytetin e Zaporizhias.

Sipas njoftimit zyrtar të FSHF-së, kombëtarja e futsallës duhej të ishte nisur sot paradite për në Ukrainë, por nuk ka mundur për shkak të bllokimit të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Federata Shqiptare e Futbollit njofton gjithashtu se ka vënë në dijeni UEFA-n për situatën e krijuar dhe për pamundësinë e udhëtimit drejt Ukrainës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë