Me votat e PS, Sekretariati për Procedurat dhe Votimet ka përjashtuar të martën deputetët e PD për bllokimin e punimeve seancën e kaluar.
Deputetja Lindita Metalia është përjashtuar për 5 ditë; Greta Bardeli 3 ditë, ndërsa me nga 10 ditë janë përjashtuar Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Elda Hoti dhe Sorina Koti
Taulant Balla paralajmëroi të hënën se masat përjashtuese ndaj deputetëve të PD do të vijonin edhe ditët në vijim.
Ndaj ketij vendimi ka reaguar nje nga deputetet e perjashtuar, Edmond Spaho.
“Kuvendi po më përjashton, nënkryetarja po më përjashton. Ju po më përjashtoni. Ju më thoni që kam prishur rregullin e parlamentit, unë them jo sepse kam kërkuar gjëra në interes të vendit. Seancë pyetjeje, ngritjen e Komisionin Hetimor. Çfarë ndodh, kryeministri nuk vjen dhe ju nuk pranoni të ngrini Komisione Hetimore. Tani kryeministri del dhe thotë në media që nuk e lejoj Komisionin Hetimor. Por çfarë thotë Gjykata Kushtetuese? Që Komisioni Hetimor është i detyrueshëm të ngrihet. Atëherë unë të mos ngrihem për këtë të drejtë timen që kryeministri po ma merr me dhunë? Të pezullosh të drejtat Kushtetuese të deputetëve do të thotë grusht shteti, praktikisht. Sjellja ime është rrjedhojë e shkeljes së të drejtave të mia. Nuk do ta lejoj, do të kërkoj gjithandej, do të bëj zhurmë, do t’i bie bilbilit, do të thyej edhe karrige për të drejtën time. Do të kërkoj të drejtën dhe do të mbroj të drejtat”, është shprehur Spaho. Ai ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës per masen ndaj tij .
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje