Politike

Bllokuan votimin e ‘reformës zgjedhore’, PS kërkon të merren masa ndaj deputetëve të opozitës

Partia Socialiste i kërkon Komisionit të Etikës që të merren masa për deputetët që bllokuan parlamentin të enjten.

Në seancën e djeshme deputetët e opozitës bllokuan në mbrëmje votimin për të ndryshuar Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Në shenjë proteste deputetët e opozitës bllokuan Foltoren dhe karrigen e kryetares së Kuvendit. Pas kësaj situate, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u detyrua të shtynte votimin.

Pas përfundimit të seancën plenare, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se ka një tentativë të qartë nga maxhoranca për të penguar përfaqësimin e opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë