Politike

Boçi: I drejtohemi Kushtetueses dhe SPAK për shkeljet ligjore në Elbasan

Kandidati demokrat i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Bashkinë e Elbasanit Luçiano Boçi ka renditur ato që ai i cilëson si shkelje ligjore dhe presione gjatë fushatës së 14 majit

“…Të gjitha faktet e dëshmuara tregojnë qartazi që në Elbasan dhe jo vetëm në Elbasan nuk pati fushatë elektorale, as proces zgjedhor, as ditë votimi por një luftë e pastër politike në bashkëpunim dhe me segmente të caktuar politik, që donin atë që s’po e arrijnë dot, eliminimin e opozitës.

Duke shfrytëzuar në këtë rast proces ligjor zgjedhor për ti vendosur kapakun e fundit gjë e cila nuk ndodhi pasi ja ku janë faktet, pasi ne do vazhdojmë ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe do të vijojmë kallëzimin në SPAK për të gjithë zinxhirin drejtues të administratës qendrore dhe lokale të Bashkisë Elbasan, për vetë kandidatin e PS-së për kryetar bashkie pasi ne nuk i njohim zgjedhjet dhe ai do të shkojë në SPAK. Sikurse edhe për të gjithë ata operatorë të cilët shkelën me bindje politike rregullat e një procesi të drejtë zgjedhor ku për pasojë është deformuar vullneti i votës së lirë i qytetarëve jo vetëm të Elbasanit por në të gjithë Shqipërinë…”, tha Boçi


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë