Sport

Boks/ Arrihet akordi Furi-Xhoshua, dy ndeshje për titullin deri në fund të vitit

Është arritur tashmë akordi për dy ndeshje të vlefshme për titullin e unifikuar botëror për peshat e rënda mes britanikëve Antoni Xhoshua, kampion në kategoritë WBA, IBF dhe WBO, dhe Tajson Furit, kampion në WBC.

Lajmi është zbuluar nga disa media britanike dhe është konfirmuar për “Sky Sports Uk” nga promotori Edi Hearn. “Të gjitha palët e përfshira kanë firmosur, – ka thënë ai, – dhe javët e ardhshme do të saktësojmë datat dhe vendet për këto dy evente të mëdha të boksit botëror”. Po ashtu, për “Espn” Hearn është shprehur se deri tani janë shprehur të gatshme 8-9 vende për të pritur dy sfidat.

Antoni Xhoshua. Gazeta Si, 16 mars 2019

Ndeshja e parë, për të cilën dy boksierët do të kenë të njëjtin shpërblim, mund të zhvillohet në fillim të verës dhe dëshira e organizatorëve është për në Londër, mbi të gjitha nëse do të jenë kushtet (duke parë ecurinë e vaksinimit në Angli) për praninë të paktën të pjesshme të publikut. Edhe ndeshja e dytë, praktikisht revanshi i të parës, mund të zhvillohet në 2021-shin, në dimër.

Tajson Furi. Gazeta Si, 16 mars 2021

Në këtë rast është parashikuar që fituesi do të marrë 60% të të ardhurave, kurse humbësi 40%. Pas lajmit për dy sfidat e titullit, Tajson Furi ka reaguar, duke thënë se do të nisë menjëherë stërvitjen. Më parë ai ishte shprehur se e kishte lënë sportin dhe se kishte nisur të pinte rreth 6 litra birrë në ditë. Tani me siguri do të nisë dietën, sepse ndeshjet që gjithë Britania e Madhe priste do të bëhen realitet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë