Bota

Bolsonaro: Brazili do të blejë nga Rusia naftë me vlerë më të lirë 

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro njoftoi se qeveria e tij është shumë afër arritjes së një marrëveshjeje me Moskën për të blerë naftë nga Rusia, me një vlerë më të ulët nga tregu.

Bolsonaro, i cili është ndër homologët që gëzon marrëdhënie miqësore me presidentin rus, Vladimir Putin, nuk dha detaje të mëtejshme për marrëveshjen e mundshme.

Burime nga Ministria e Ekonomisë në Brazil thanë se një marrëveshje e tillë është e domosdoshme dhe pothuajse e përfunduar.

Gjithësesi nuk dihet ende se si Brazili do të respektojë sanksionet e Perëndimit dhe të blejë naftë nga Rusia në të njëjtën kohë.

Çmimet e larta të karburantit kanë dëmtuar shpresat e tij për rizgjedhje përpara zgjedhjeve presidenciale të tetorit, duke e lënë atë pas në sondazhe me ish-udhëheqësit brazilian Luiz Inacio Lula da Silva./Reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë