Gazeta Si – Ish-presidenti i ekstremit të djathtë të Brazilit, Jair Bolsonaro, i cili kurrë nuk e pranoi humbjen në zgjedhjet e vitit të kaluar, kthehet nga mërgimi i vetë-imponuar nga Florida për të udhëhequr opozitën ndaj presidentit të krahut të majtë, Luiz Inácio Lula da Silva.
Mijëra mbështetës e prisnin atë në aeroportin e kryeqytetit Brazilias këtë mëngjes.
Para se të hipte në fluturimin për në Orlando, në Shtetet e Bashkuara, Bolsonaro minimizoi rolin e tij si lider dhe tha se do ta vërë “përvojën” e tij në shërbim të Partisë Liberale – të cilës i përket dhe që është partia kryesore në Kongres – dhe do të kthejnë vendin në fushatë në funksion të zgjedhjeve të ardhshme lokale.
Bolsonaro, 66 vjeç, ishte nisur për në Shtetet e Bashkuara dy ditë përpara dorëzimit të brezit presidencial te Lula më 1 janar, duke deklaruar se kishte nevojë për pushim.
Megjithatë, kundërshtarët e tij e kanë akuzuar atë se dëshiron të shmangë rreziqet e mbi një duzinë hetimesh gjyqësore.
Ish-presidenti kthehet në atdheun e tij këtë të për herë të parë që kur mbështetësit e tij sulmuan Gjykatën e Lartë, Kongresin dhe pallatin presidencial më 8 janar, një inkursion ndaj të cilit Bolsonaro konsiderohet si “nxitës moral” për shkak të akuzave të tij të përsëritura për mashtrime zgjedhore, por deri tani e pavërtetuar me prova.
Ndërsa ishte në SHBA, Bolsonaro mori pjesë së bashku me ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në konferencën e Veprimit Politik Konservator, një platformë e së djathtës ekstreme amerikane, ku vuri edhe një herë në pikëpyetje rezultatin e zgjedhjeve të tetorit, të fituara ngushtë nga Lula dhe tha se misioni i tij në Brazil “ende nuk ka përfunduar”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje