Lajme

Borë në Llogara, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Gjatë natës Parku Kombëtar i Llogarasë është përfshirë nga reshjet e borës.
Reshjet dhe temperaturat e ulta kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Mjetet po qarkullojnë, por ka prezencë akulli në disa segmente.
Policia u bën apel drejtuesve të automjeteve që të përdorin zinxhirët në ngjitje dhe zbritje të Llogarasë për shkak të dëborës në rrugë, e cila mund të bëhet shkak për aksidente të mundshme rrugore.
Mësohet gjithashtu se reshje dëbore pritet të ketë edhe në zona të tjera të vendit, kryesisht në veri dhe verilindje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë