Gazeta Si – Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell, shkruan se “Mariupol është Halepi evropian. Qyteti u rrafshua me tokë, me mijëra civilë të vrarë”.
Borell shton se “ne do të bëjmë gjithçka që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt. Dhe për këtë qëllim, ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Ukrainën”, shkroi në një postim në Twitter.” Lufta në Ukrainë po transformon gjeopolitikën globale”, vijoi diplomati.
Borrell tha se ishte “i tronditur dhe i mërzitur nga sulmi me raketa ruse në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës”.
Rusia “demostron edhe një herë shpërfilljen e saj flagrante ndaj ligjit ndërkombëtar, duke bombarduar një qytet, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ishte i pranishëm, në të njëjtën kohë me kryeministrin bullgar Kiril Petkov”.
Mbi një mijë mercenarë të grupit rus Ëagner janë zhvendosur nga fronti libian në atë ukrainas, sipas “Financial Times”, e cila citon zyrtarë perëndimorë.
Megjithatë, ata nuk specifikojnë nëse ushtria është tashmë në frontin evropian.
Sipas burimeve, duke folur për presionin e shkaktuar nga konflikti me Kievin në arenën ushtarake ruse, një mijë sirianë dhe rreth 200 rusë janë tërhequr nga Libia javët e fundit, me kontigjentin privat në terren që tani numëron 5000 njerëz.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që ka mbajtur një mision vëzhgues në Ukrainën lindore prej 8 vitesh, ka njoftuar ditën e djeshme se do ta ndalojë atë.
“Ky nuk është një vendim i lehtë për t’u marrë, por pozicioni i Federatës Ruse nuk na la zgjidhje tjetër veçse të ndërmarrim hapa për mbylljen e misionit.
Misioni luajti një rol vendimtar në ofrimin e informacionit objektiv në terren, duke lehtësuar armëpushimet dhe duke punuar për të lehtësuar efektet e konfliktit mbi popullatën civile,” thanë kryetari i OSBE-së dhe ministri i jashtëm i Polonisë Zbigniew Rau.
Misioni Special i Monitorimit i OSBE-së në Ukrainë ishte vendosur që nga viti 2014 kur shpërtheu konflikti për herë të parë midis trupave ukrainase dhe rebelëve të mbështetur nga Rusia.
Sjellim në vëmendje se OSBE-ja ishte e vetmja organizatë ndërkombëtare që ndoqi drejtpërdrejt konfliktin
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje