Ne rrjet

Borrelli: Nuk jemi në garë me SHBA-në për dialogun Kosovë- Serbi

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimi Europian, Josep Borrell ka ndodhet sot në vizitën e tij të parë në Kosovë pas marrjes së detyrës. Ai po zhvillon takime me të gjithë liderët politikë të Kosovës, përveç përfaqësuesve të PDK-së të cilët nuk kanë pranuar të takohen me diplomati europian.

Pas takimit me presidentin e Kosovës, Borrell deklaroi se do të ndërmjetësojë në dialogun Prishtinë – Beograd, pa qënë në garë me të Dërguarin Special të SHBA-, Richard Grenell.

Edhe pse theksoi se do të punonte së bashku me diplomatët amerikane, Borrell duket se “ngacmoi”Grenell duke thënë se nga e thëna në të bërë duhet punë e jashtëzakonshme.

“Amerikanët kanë shumë plane. Për Lindjen e Mesme, Korenë dhe për Ballkanin. Është tjetër çështje të kesh një plan, dhe çështje tjetër të angazhohesh për të pasur sukses. Ne kemi investuar më shumë se 1 miliardë. Nuk po bëj garë me amerikanët, do të punojmë së bashku dhe nuk do të ketë ndasi. Ne nuk jemi këtu të vendosim fajin njeri tjetrit. Ne ndoshta nuk jemi mjaft të zëshëm por jemi mjaft të përfshirë në këtë çështje”, thotë Borell.

Borell ka deklaruar se Kosovës i duhet një qeveri e re, ndërkohë ka theksuar se presidenti Thaçi i ka thënë se institucionet e reja do të krijohen shumë shpejt.

“Kosovarët janë ta lirë te vendosin për fatin e tyre. Një qeveri e re duhet të krijohet sa më shpejt. Presidenti më njoftoi që kjo do të ndodhë shumë shpejt, jam i lumtur për këtë”, ka thënë Borell.

Duke qënë se vjen nga Spanja, një vend që nuk e Kosovës, përfaqësuesi i lartë i BE-së u ndal tek pavarësia, duke deklaruar se nuk është detyrë e tij që t’i bindë vendet e BE-së që të njohin Kosovën si të pavarur.

“Nuk është detyra ime të bind pesë shtete ta njohin Kosovën. Këtu përfaqësoj BE-në. Nuk do të imponojmë asnjë marrëveshje”, shton ai.

Pas Borell, Thaci tha se është jetike për Kosovën që BE dhe SHBA-ja të jenë të sinkronizuara në raport me dialogun.

“Që të ketë sukses real duhet të ketë koordinim SHBA- BE, pa këtë bashkëpunim nuk mund të ketë sukses. Roli i SHBA-së është i pa zëvendësueshëm. Grenell ka bërë punë të jashtëzakonshme. Marrëveshja finale është jetike për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë presidenti Hashim Thaçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë