Ne rrjet

Bota e pasur e ka blerë tashmë vaksinën. Vendet e varfa do të presin deri në 2022

Një e katërta e njerëzve në botë, nuk do të mund të vaksinohen deri në vitin 2022.

Sipas një studimi të revistës mjekësore “BMJ” më shumë se gjysma e të gjitha dozave të planifikuara, të vaksinave të koronavirusit, janë blerë nga vendet me të ardhura të larta, si Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Australia, që do të thotë se një e katërta e popullsisë së botës nuk do të mund të vaksinohen deri në vitin 2022.

Këto vende të pasura kanë porositur paraprakisht afër 7.5 miliardë doza vaksinash Covid-19, të mjaftueshme për të vaksinuar 3.76 miliardë njerëz. Nisur nga këto të dhëna, “Espresso” ka realizuar një karikaturë kur paraqet pritjen e vendeve të varfra për vaksinën.

Studiuesit parashikuan që 13 prodhuesit kryesorë të vaksinave që punojnë në vaksinat e koronavirusit kanë kapacitetin e mundshëm për të prodhuar afërsisht 6 miliardë vaksina deri në fund të vitit 2021.

“Pak më shumë se gjysma (51%) e këtyre dozave do të shkojnë në vendet me të ardhura të larta, të cilat përfaqësojnë 14% të popullsisë së botës. Vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme kanë pjesën e mbetur, pavarësisht se këto vende përbëjnë më shumë se 85% të popullsisë së botës”, shkruajnë ata në raportin e tyre.

“Edhe nëse të gjithë këta prodhues të vaksinave do të kishin sukses në arritjen e kapacitetit të tyre maksimal të prodhimit, të paktën një e pesta e popullsisë së botës nuk do të kishte qasje në vaksina, deri në vitin 2022.”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë