Bota

Bota feston mes kufizimeve Pashkën Ortodokse

Ndërsa shumica e të krishterëve në botën perëndimore i festuan Pashkët në fillim të prillit, të krishterët ortodoksë po mbajnë ceremonitë e Pashkëve këtë fundjavë.

Edhe pse autoritetet në të gjithë botën kanë kufizuar mbledhjen e turmave, dhjetëra qytetarë janë mbledhur mbrëmjen e së shtunën në kishat ortodokse të gjithë botën. Megjithatë, për vitin e dytë, Ringjallja e Krishtit u festua me masa të rrepta kufizuese, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në një ceremoni vjetore, “Zjarri i Shenjtë” u shfaq në Kishën e Varrit të Shenjtë në Jeruzalem më 1 maj. Të krishterët ortodoksë besojnë se “Zjarri i Shenjtë” shfaqet në Pashkë në kishë si rezultat i një ndërhyrje Hyjnore dhe e konsiderojnë ngjarjen si të mrekullueshme.

Si pjesë e masave kundër Covid-19, autoritetet e Shtetit të Izraelit nuk lejuan që delegacionet nga kishat Ortodokse të huaja të vinin në Kishën e Varrit të Shenjtë për të marrë flakën.

Një delegacion nga Kisha Ortodokse Greke, Bullgare dhe Ruse ishte midis atyre që pritën në Aeroportin Ben-Gurion në Tel Aviv për të marrë flakën, për ta cuar në kryeqytetet e vendeve të tyre dhe prej andej për t’a shpërndarë në kisha në të gjithë vendin si pjesë e ceremonisë së Pashkëve.

Në Greqi, në kontrast me Pashkën e vitit të kaluar, kishat ishin të hapura, por ceremonia për “Ringjalljen e Krishtit” u mbajt më herët, në orën 21.00, në kishat e të gjithë vendin.

Kufizimet lejuan hyrjen e një numri të caktuar besimtarësh, si brenda ashtu edhe në oborrin e Kishvae.

Për të gjitha shërbimet e Pashkëve, u vendos që të zbatohej raporti i një personi për 25m2. Për më tepër, për të gjithë besimtarët ishte e detyruar të vendosnin dy maska brenda dhe jashtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë