Nga ngrija e ujëvarës së Niagarës, tek Hëna e përgjakur apo ngrirja e pyjeve në Europë. Fenomenet natyrore, ngjarjet politike si ratifikimi i marrëveshjes së Prespës apo trazirat dhe Venezuelë kanë bërë që java e katërt e 2019-ës të ketë qenë mjaft intensive. Si gjithmonë Gazeta Si ju fton të bëni një shëtitje rreth botës me fotot me të veçanta dhe më emocionuese të kësaj jave.


Qytetarët shohin nga afër skeletin e një dinozauri gjigant tek shfaqet për herë të parë në Muzeun e Glasgow, në Skoci.
Vullnetarët përgatiten të shpërndajnë bukë, vezë, qumësht dhe pajisje të tjera për anëtarët e Rojës Bregdetare të SHBA-së në New Hampshire, të cilët punojnë pa pagesë gjatë mbylljes më të gjatë të qeverisë në historinë e Amerikës. 
Një rus lahet në ujërat e akullta gjatë festimeve ortodokse në rajonin Novgorod të Rusisë.

Hëna e Përgjakshme gjatë në Brighton të Anglisë.

Pemët e mbuluara me dëborë në një pyll në Gjermani kanë ngrirë, ndërsa vendet e tjera të Europës vazhdojnë të përballen me motin e ftohtë. 
Besimtarët hindu mblidhen në një faltore në një shpellë të madhe pranë Kuala Lumpurit, në Malajzi. 
Një qen kërkon një viktimë të zhdukur në nën dëborë, pas një orteku të fuqishëm në Les Houches, në Francë. 
Një dron kap njerëzit tek peshkojnë në një lumë të ngrirë gjatë festivalit vjetor të troftës në Korenë e Jugut. 
Hëna e përgjakur në Bruksel të Belgjikës. 
Juan Guaido, presidenti i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, mban në dorë një kopje të kushtetutës së Venezuelës, duke vetëshpallur si president gjatë një tubimi kundër qeverisë së presidentit Nicolas Maduro në Caracas. 
Mijëra protestues përleshen me policinë përpara parlamentit në Athinë kundër marrëveshjes së emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë 
Ujëvara e Niagarës ngrin si rrallëherë për shkak të temperaturave nën zero.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje