Në Indonezi shpërthimi i një vullkani ka shkaktuar një cunam masiv. Në SHBA ish-presidenti Obama ka shpërndarë dhurata për fëmijët e shtruar në spital, ndërkohë që e gjithë bota, duke filluar nga Siberia, e përfunduar nga Senegal po përgatitet për Krishtlindjet. Gazeta Si ju fton edhe njëherë të bëni një shëtitje rreth botës, përmes fotografive.

Miss Filipinet, Catriona Grey është kurorëzuar si Miss Universe gjatë eventit madhështor të mbatur në Bangkok. 
Një ari polar del nga një pellg akulli në një park në Skoci 
Një ekip kërkimi dhe shpëtimi i afrohet kapsulës Soyuz MS-09 të NASA-s pak pas uljes së saj në një zonë të largët në Siberi 
Dukesha e Suseks, Meghan, viziton azilin e të moshuarve në Lindje të Londrës 
Dëbora mbulon çatitë e “qyteti të vjetër” në Siegen të Gjermanisë. 
Banorët të trishtuar në lagjen Arsandos në Rio de Janeiro, në Brazil, një ditë pasi u ajo u shkatërrua nga një zjarr masiv 
Ish-Presidenti amerikan Barack Obama shpërndan dhurata dhe përshëndet pacientët dhe prindërit e tyre në Qendrën Mjekësore Kombëtare të Fëmijëve në Uashington DC 
Vullkani Mount Soputan shpërthen duke shkaktuar një cunami në Indonezi 
Një shitëse ambulante shet dekorime për Krishtlindjet në një rrugë në kryeqytetin senegalez, Dakar 
Një pamje ajrore tregon një alpinist, të veshur si Santa Claus, duke dekoruar një pemë Krishtlindjesh prej 57 metrash në ishullin Tatyshev në Siberi 
Zhao Jian Wen ushqen gjallesat e detit në një akuarium në Singapor i veshur si Santa Claus
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje