Futboll

Botërori 2030, një kandidaturë e përbashkët mes Italisë dhe Arabisë Saudite?

Një kandidaturë e përbashkët e Arabisë Saudite dhe Italisë për të organizuar Botërorin e futbollit në 2030-ën? Ka shkruar sot për këtë hipotezë siti anglez “The Athletic”, por lajmi nuk është i ri në fakt, sepse pak kohë më parë ka shkruar edhe “New York Times”. Madje, pati edhe një reagim nga federata italiane, që evidentonte faktin se “marrëdhëniet janë shumë të mira për një bashkëpunim” me federatën saudite.

E sigurt është se Arabia Saudite po kërkon një partner europian për organizimin e Botërorit, duke ditur që FIFA tashmë i mbështet kandidaturat multinacinale, siç tregon Botërori i 2026-ës, që do të organizohet nga Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe Meksika. Arabia Saudite i është drejtuar studios së konsulencës ndërkombëtare “Boston Consultancy Group”, që i ka sugjeruar të bashkëpunojë me Egjiptin dhe Marokun, por kjo është një rrugë e komplikuar për shkak të dyshimeve për anën ekonomike. Dhe këtu lindi hipoteza për një partner europian.

Tifoze gjate nje ndeshjeje ne Arabine Saudite. Gazeta Si, 16 korrik 2021

Për futbollin italian projekti i bashkëpunimit me Arabinë Saudite nuk është diçka e re, po të kemi parasysh organizimin e Superkupës dy vjet më parë mes Juventusit dhe Milanit, por ajo ndeshje u shoqërua me shumë polemika. Në atë rast ishte një iniciativë komerciale e Ligës, në rastin e Botërorit natyrisht është një çështje shtetërore, sepse duhen investime të mëdha. Çështja është gjithashtu edhe politike.

Në fakt, më shumë se Botërori, Italia synon të organizojë një objektiv më real, Europianin 2028. Një synim që është bërë më i fortë aps fitimit të trofeut në Londër dhe organizimit shumë të mirë të 4 ndeshjeve të edicionit që lamë pas në “Olimpico”. Për temën e investimeve në infrastrukturë, Gravina ka hapur një diskutim për të kërkuar ndihmën e shtetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë