Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë skuadra e parë finaliste e Botërorit të femrave, që po zhvillohet në Francë. Skuadra pretendente për të fituar titullin kampion ka mundur 2-1 në gjysmëfinale Anglinë. Në këtë ndeshje ka ndodhur thuajse gjithçka: gola, penallti e humbur, karton i kuq dhe emocione pa fund, por fati u ka buzëqeshur amerikaneve.
Të tre golat u shënuan në 30 minutat e para të ndeshjes. Sulmuesja Pres realizoi golin e avantazhit për Amerikën vetëm pas 10 minutash lojë, por Anglia reagoi mirë dhe barazoi me Uajt. Morgan, sulmuesja tjetër e Amerikës dhe një nga lojtarët më të mira të saj, shënoi golin e dytë në minutën e 31-të, duke rikthyer qetësinë në radhët e amerikaneve. Interesant është fakti se të dy golat Amerika i shënoi me kokë. Pasi iu anulua një gol me VAR për pozicion jashtë loje, Anglia kishte shansin më të mirë të barazonte shifrat 6 minuta pera fundit të ndeshjes, kur shpërdoroi një penallti me Hjuton, gjuajtjen e së cilës e priti portierja e Amerikës. Vetëm pak minuta më pas anglezet mbvetën me 10 lojtare, pasi Brajt u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër. Edhe 7 minutat shtesë nuk sollën ndryshim mrezultati dhe Amerika është kualifikuar për në gjysmëfinale.
Finalistja e dytë e Botërorit përcaktohet nga ndeshja Holandë-Suedi, që luhet mbrëmjen e 3 korrikut. Kjo është një ndeshje më e forte në letër, me holandezet disi më të favorizuara për të shkuar në finale. Gjithsesi, Amerika mbetet pretendentja kryesore për fitimin e trofeut.Kampionet në fuqi kanë shansin për titullin e dytë radhazi, pas atij të fituar 4 vite më parë në Kanada.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje