Nuk ka surpriza në “Zayed Sports City Stadium” të Abu Dhabit, ku Reali i Madridit ka siguruar me lehtësi kalimin në finale të Botërorit të klubeve. Ndryshe nga sa ndodhi të martën, kur Al Ain eliminoi në mënyrë të papritur River Plejtin, madrilenët mposhtën bindshëm japonezët e Kashimas, me rezultatin 3-1.
I papërmbajtshëm Gereth Bejl, autori i të tre golave për Realin në harkun kohor të 11 minutave. Uellsiani zhbllokoi rezultatin në fundin e pjesës së parë, ndërsa në fillimin e së dytës shënoi edhe dy herë të tjera. Japonezët shënuan më pas golin e nderit me anë të Doi. Tashmë Reali është në finale, ku do të ndeshet me Al Ain për të arritur rekordin e titullit të katërt për klube dhe të tretin radhazi.

Trajneri Solari hodhi në fushë Bejlin nga minuta e parë, pasi Mariano Diaz u dëmtua në momentet e fundit. Isko dhe Asensio e nisën nga stoli ndeshjen, ndërsa Lorente luajti titullar, në vend të Kasemiros. E majta e Bejlit ishte vdekjeprurëse për Kashimën dhe paraqitja e këtij lojtari tregoi pse Solari insistoi për ta pasur gati në kohë. Me këtë tripletë, Bejl është lojtari i tretë, bashkë me Mesin dhe Ronaldon, që shënon në tre edicione të ndryshme të Botërorit të klubeve. Ai është poo ashtu i treti që shënon një tripletë, pas Suarezit në vitin 2015 dhe Ronaldos në vitin 2016.
Finalja luhet ditën e shtunë dhe i vetmi shqetësim për Realin e Madridit është dëmtimi i Asensios. Megjithatë, madrilenët janë favoritë absolutë për të fituar trofeun.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje