Sport

Botërori i notit, Nikol Merizaj zë vendin e 38-të në 62 garuese

Gazeta Si – Në Budapest po zhvillohet Botërori i notit, ku Shqipëria merr pjesë me dy sportistë. Kledi Kadiu dhe Nikol Merizaj janë dy noratët që përfaësojnë ngjyrat kuqezi në këtë aktivitet.

Merizaj ka zhvilluar garën e saj në 50 metra delfin, por nuk mundi të kalonte në gjysmëfinale. Notarja 23-vjeçare regjistroi kohën 27.83, shumë afër rekordit kombëtar (27.71) që mbahet pikërisht prej saj.

Nikol Merizaj. Gazeta Si, 24 qershor 2022

Merizaj zuri vendin e 38—të mes 62 notareve që merrnin pjesë në këtë disiplinë. Ajo ka edhe një garë tjetër për të zhvilluar, atë të 50 metrave stil i lirë.

Kledi Kadiu garoi në 50 metra bretkosë, por edhe ai nuk mundi të kualifikohet për në turin tjetër, pasi zuri vendin e 40-të.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë