Sport

Botërori i peshëngritjes, Shqipëria merr pjesë me 5 sportistë dhe pretendon medalje

Në Uzbekistan nis sot Kampionati Botëror i Peshëngritjes, ku merr pjesë edhe Shqipëria me synimin për të fituar medalje. Në këtë aktivitet Kombëtarja jonë e peshëngritjes përfaqësohet me 5 sportistë dhe ata janë Briken Calja, Erkand Qerimaj, Daniel Godelli, Krenar Shoraj dhe Evangjeli Veli.

Shpresat më të mëdha, ashtu si dhe në Olimpiadën e Tokios, janë te peshëngritësi Briken Calja, i cili zuri vendin e katërt në Japoni. Por edhe sportistët e tjerë gëzojnë një formë sportive të mirë dhe premtojnë rezultate të larta në këtë aktivitet të rëndësishëm.

Para nisjes nga Shqipëria për në Tashkent, presidenti i FSHP-së, Elez Gjoza, u shpreh shumë optimist se Shqipëria do të kthehet nga Uzbekistani me medalje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë