Politike

Bozdo: 15 ‘tërmetet’ e Ramës ndaj shqiptarëve

Anëtari i kryesisë të PD, Eno Bozdo, ka komentuar mbledhjen maratone të kryeministrit Edi Rama dhe postimin e tij të fundit se qeveria do ta bëjë ”tërmet” këtë vit.   

“ …Për të mbërritur te ‘tërmeti’, qeverisë i janë dashur 16.5 orë. Cilido shqiptari i duhen më pak se 2 minuta për të kujtuar ‘tërmetet’ që Qeveritë Rama 1, 2 dhe 3 u kanë hedhur në shpinë Shqipërisë: 

744 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin gjatë 7 viteve të fundit,

40% e familjeve shqiptare konsiderohen zyrtarisht në varfëri,

70% e shqiptarëve që punojnë deklarojnë se nuk u mjafton paga për të mbyllur muajin,

Pagat dhe pensionet reale janë më të ulta se ato në vitin 2013 dhe shqiptarët sot përballen me çmimet më të larta të produkteve ushqimore në Evropë në raport me fuqinë blerëse,

Shqiptarët paguajnë naftën më shtrenjtë se në Gjermani, Norvegji, Itali, Francë, dhe shumicën absolute të vendeve të BE,

Shqiptarët sot kanë cmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon, me përjashtim të Malit të zi,

Shqipëria sot është në fund të raporteve nderkombetare për klimën e bërjes biznes dhe ka korrupsionin më të lartë në çdo nivel të qeverisjes…”, tha Bozdo. Më tej, ai renditi te tjera:

“430 milion euro janë dhënë për tre inceneratorë, njëri prej të cilëve nuk punon, tjetri nuk ekziston dhe i treti është në remont që prej ditës së parë;

Bandat dhe krimi terrorizojnë vendin dhe e kanë kthyer Shqipërinë në një fushë të larjes së hesapeve të tregtisë së drogës, të cilën e lejon dhe promovon shteti i Edi Ramës;

Të paktën pesë të rinj janë vrarë nga policia e Ramës;

Shtypi i huaj ka ngritur alarmin e pastrimit të parave nëpërmjet industrisë së ndërtimit në Tiranë dhe bregdet,

Kundër kritikave ndërkombëtare, Rama planifikon amistinë fiskale për paratë e pista dhe pasaportat e arta për të korruptuarit e gjithë botës;

Kostoja e lëvizjeve me avion-taksi të Edi Ramës është 22 milion euro; 

1 km autostradë fushore në BE ndërtohet me 2-3 milion euro, në Shqipëri me 24 milion;

Gjatë qeverisjes Rama falimentuan 107 mijë biznese;

Tirana është një ndër 10 qytetet më të ndotura në botë.

Këto janë tërmetet që ka prodhuar Edi Rama…”

“Tërmeti i 14 majit do ta zërë poshtë Ramën dhe bashibozukët që ka në patronazh. Gjuha si e Damjan Tërmetit dhe Tërmet Peçit nuk e tremb Partinë Demokratike, por është shenja e demencies politike të Edi Ramës”, shtoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë