Mazhoranca është vetëpërmbajtur në komentimin e zhvillimeve të brendshme në Partinë Demokratike. Por, pas skenave të fundit, ku Sali Berisha hyri me mbështetësit e vet dhe komisionin e rithemelimit për të mbajtur mbledhjen e parë ka reaguar Erion Braçe.
Deputeti socialist thotë se nuk ka asnjë ndryshim mes ngjarjeve aktuale brenda PD-së me përpjekjen për grusht shteti të shtatorit 1998 pas vrasjes së Azem Hajdarit.
“Asgjë nuk ka ndryshuaar nga 23 vite më parë! Vetëm se atë ditë në TV doli Ekrem Spahia, sot ka dalë vetë Sali Berisha”, shkruan Braçe.
“Janë të njëjtët në shtëpinë e tyre”, vijon ai.
Komenti i Braçes u bë në një kohë që nga selia e PD-së, Sali Berisha mbajti një konferencë për shtyp, ku tha se më 18 dhjetor anëtarësia do të votojë në referendumin për Lulzim Bashën, njoftoi kandidaturën për kryetar të PD-së dhe protesta të shpejta kombëtare kundër qeverisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje