Politike

Braçe njofton largimin nga detyra e zv-kryeministrit: Ka një fund

Erion Braçe ka konfirmuar largimin nga posti i zv-kryeministrit. në të njëjtën dite që kryeministri Rama njoftoi se javës që vjen do të shpallë qeverinë e re.  

“Ka një fund. I nderuar që shërbeva për njerëzit në nevojë, në ditët e tyre më të vështira në 24 vitet e fundit”, shkruan Brace në Facebook, duke shperndare edhe nje video.

Më herët, Kryeministri Rama vlerësoi me nota pozitive punën e qeverisë së tij gjatë mandatit të dytë, pavarësisht se në gjysmën e këtij mandati vendi u godit nga dy kriza të njëpasnjëshme, tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia e Covid.

“Mbyllet me një notë pozitive puna e një mandati të vështirë ku tërmeti dhe pandemia diktuan një forcë të pashembullt në ndryshimin e prioriteteve tona qeverisëse. Edhe nuk ka mbaruar pandemia dhe as ka përfunduar rindërtimi, por me të dyja kemi marrë një avantazh të konsiderueshëm. Përtej konsideratave dhe kritikave për menaxhimin e dy krizave do të jetë në gjurmët e historisë së qeverisjes në këto 30 vite”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë