Deputeti socialist Erion Braçe nuk ndau të njëjtën problematikë të gjerë me deputetët e opozitës kur foli për fondet e IPA, por po përcolli edhe ai rezervat e veta kur foli për strukturën e ngritur.
“Unë mendoj që Shqipëria ka nivelin më të lartë me BE ky status është meritë e popullit shqiptar. Askush nuk mund të mohojë se për aq pjesë sa është bërë pjesë e BE-së. Patjetër duhet ta meritojmë këtë stad, me programe e buxhete që na lidhin. Thënë troç na duhen ato para, Buxheteve tona, na duhen ato para po edhe donatorët e rëndësishëm. Transparenca jonë është e rëndësishme dhe në parlament nuk ka munguar.
Në këtë kohë unë nuk mund t’i them dot nivelit të artë të disbursimit IPA 2 si të mirë, se them dot se janë disburuar 240 milionë, ka punë për të bërë e përgjegjësi për të marrë. E kam të vështire ta besoj që në fund të këtij projekti do të jenë disbursuar 430 milionë euro. Duhet të punojmë të gjithë, pa përjashtim. Ajo që më shqetëson është struktura e këtij programi, shikoni 301 milionë euro për demokracinë e Shqipërisë, e kuptoj që keni pasur një nevojë për të financuar, po për demokraci e qeverie është detyrë e mazhorancës dhe opozitës që paguhet nga taksat e qytetarëve dhe jo nga taksat e evropianëve.
Nëse duam të bëhemi konkurrues edhe në Rajon. Pa diskutim që mjedisi e klima janë sfida më e madhe po s’mendoj se çështjet që keni para janë ligjërimi por janë vizioni. Që të merremi me mjedisin duhet të merremi me bujqësi, ekonomi etj sepse vijnë si rezultat i mjedisit…”, tha ai. Brace u ndaj në një tjetër problematikë të dukshme që lidhet me punësimin e të rinjve
“Turizmi ka qenë shumë mirë, papunësia ka rënë në nivelin 1.1% dhe ka qenë niveli më i ulët, por kemi një problem të madh me punësimin e të rinjve dhe prandaj migrojnë. Se kanë një konkurrencë në paga, nga shtëpitë e barit, në Londër, Sarandë, Belgjikë etj. Paga me 7% është fare pak me nivelin e inflacionit’ tha Braçe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje