Pas disa replikash të gjata në Kuvend me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca në seancën parlamentare të se enjtes, deputeti i PS-së, Erion Braçe ka zbritur në terren një ditë më pas për të treguar nga afër se ata që po falimentojnë në bujqësi janë bujqit.
“Po plas! (Jo nga vapa se nuk është) Një orë e plotë me bujqit në Tregun e Lushnjës:- Speci i kuq, 35-40 lekë; Patëllxhan, 15-20 lekë; pjepër 25-30 lekë; pjeshkë 40 lekë…;


Tani, pasi të lexosh ketu, zbrit tek tregu i lagjes e pyet për çmimin;
E kupton sa fiton tregtari tani?
Bujku thjesht po merr tani lekët e shpenzimeve; mundi i punës paguhet zero. Ja pse po plas!
Aaaaaa që mos harroj, për shkak të regjimit fiskal, asnjë tregtar siç çdo grumbullues i politikës xhanëm, nuk ble me faturë!
Ndaj në këtë vend fitojnë gjithnjë tregtarët e asnjëherë prodhuesit!”, shkruan Brace në Facebook.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje