Politike

Braho: Berisha s’do të jetë në parlament në shtator. Vendimi më i rëndësishëm, shkarkimi i Metës

Deputeti i PS-së, Spartak Braho tha per mediat se në legjislacionin e ardhshëm të Parlamentit, ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të jetë deputet, pavarësisht se arriti të fitojë mandatin në Tiranë.

I pyetur për punën e tij si deputet në këtë mandat të fundit për të, Braho u përgjigj:

“Besoj se e kam plotësuar në masën më të madhe. Nuk kam asnjë peng. Përderisa një detyrim që kisha që Sali Berisha të shmangej nga politika, kësaj ja arritëm tani besoj se politika do ecë në rrugë të mbarë. Nuk besoj se do jetë Berisha në parlament. Nuk mund ta paragjykoj parlamentin e ri përsa kohë janë ato djem dhe vajza që ne i njohim dhe i kemi punuar me duart tona”

I pyetur për mungesën e figurave të PS-së, Mimi Kodheli dhe Pandeli Majko në mandatin e ardhshëm, Braho u përgjigj se ata nuk duhej të ishin eliminuar dhe pranoi se sistemi i zgjedhjeve kishte defekte serioze.

“Nuk duhet të ishin eliminuar as Mimi dhe as Pandeliu pasi punuam në një sistem që kishte defekt serioz”, tha ai.

Duke komentuar mbi vendimin më të rëndësishëm të marrë nga Parlamenti aktual, Braho tha se ishte ai për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë