Dhjetëra mijëra brazilianë dolën në rrugë një natë më parë në një protestë kundër menaxhimit dhe trajtimit të krizës së koronavirusit nga ana e presidentit Jair Bolsonaro.
Sipas disa vëzhguesve, kjo ishte demonstrata më e madhe që vendi ka parë ndonjëherë që nga fillimi i pandemisë, raporton CNN.
Në disa nga qytetet kryesore të vendit – përfshirë São Paulon, Rio de Janeiron dhe Brazilian – demonstruesit kanë bërë thirrje për shkarkimin e Bolsonaros dhe qasje më të madhe për vaksinat anti-Covid.
Protestat janë shtuar pas hetimit të Senatit për gabimet e presidentit, të transmetuara çdo mbrëmje në televizion, duke shkaktuar zemërimin e popullatës për menaxhimin “e pamatur” të pandemisë.
Në fakt, vetëm rreth 19 milionë banorë janë vaksinuar deri më tani kundër virusit të rrezikshëm, e barabartë me 9% të popullsisë me mbi 210 milionë banorë.
Në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar 79,670 raste të reja të infektimit dhe 2,012 vdekje të shkaktuara nga sëmundja. Deri më tani, Brazili ka 16 milionë infeksione, përfshirë mbi 460,000 vdekje. Vendi amerikano-latin renditet i dyti në botë për viktimat dhe i treti për infeksionet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje