Gazeta Si – Brigada “Wagner”, një grup mercenarësh rusë të përfshirë në luftën në Ukrainë, ka publikuar një video të tmerrshme në kanalet e saj sociale të ekzekutimit të një prej milicëve të tyre që kishte dezertuar, duke ikur në Kiev.
Evgeny Nuzhin – ky është emri i milicit – ishte një i burgosur dhe njësia e angazhoi, së bashku me qindra të burgosur të tjerë, për të forcuar kontigjentin në Ukrainë.
Në video, Nuzhin – i cili thotë se është 55 vjeç – shpjegon se qëllimi i tij ishte të shkonte “në anën e Ukrainës, për të bërë diçka kundër Putinit”.
Members of the #Wagner Group kidnapped and executed a recruited prisoner who had been captured by the #Ukrainians and expressed his desire to fight for them against #Putin. Evgeny Nuzhin was executed with a sledgehammer to the head. pic.twitter.com/RmShEK75iB
— NEXTA (@nexta_tv) November 13, 2022
“Unë shkova në front për të luftuar kundër rusëve. Më 4 shtator e vura planin tim në veprim. Megjithatë, më 11 nëntor, kur isha në një rrugë në Kiev, dikush më goditi në kokë, duke më rrëzuar. U zgjova në këtë bodrum, ku më komunikuan dënimin me vdekje”.
(Sipas një versioni tjetër të tregimit, Nuzhin mund të jetë kthyer në territorin rus si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve dhe u identifikua dhe u kap menjëherë nga Grupi Wagner).
Duke thënë këto fjalë, Nuzhin vritet me një goditje me çekiç në kokë nga ish-shokët e tij, të cilët filmojnë ekzekutimin.
Imazhet e tmerrshme, vërejnë vëzhguesit, janë mënyra e “Wagner”-it për të paralajmëruar këdo që vendos të dezertojë.
Themeluesi i grupit, Yevgeny Prigozhin, i cili është shumë i afërt me presidentin rus, komentoi në video në rrjetet sociale: “Sa i përket atij që u vra me çekiç, ky rast tregon se ai nuk e gjeti lumturinë në Ukrainë. Më pas takoi njerëz të vrazhdë, por të drejtë. Mendoj se titulli i kësaj video është: ‘Qeni e meriton vdekjen e qenit’”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje