Briken Calja ka humbur medaljen e bronzit vetëm për një 1 kilogram në dygarësh. Ai zuri vendin e 4-të në Lojërat Olimpike, ku ngriti 341 kilogramë, 1 më pak se peshëgritësi nga Azerbajxhani, Abdullah, që ngriti 342 kilogramë. Briken Calja garoi në peshën deri në 73 kilogramë dhe vendi i 4-t mund të konsiderohet sukses, nëse shohim konkurrencën. Në shtytje Calja u rendit i treti.
Ai e nisi me 151 kilogramë në stilin e shkëputjes në grupin A. Nuk ia doli në provën e parë, por këtë peshë e ngriti në provën e dytë, ndërsa në provën e tretë tentoi të ngrinte 155 kilogramë, por dështoi.
Vendi i 6-të dhe një garë larg pritshmërive për sportistin kuqezi në këtë stil, ku u vendos rekord olimpi nga peshëngritësi kinez me 166 kilogramë.
Në shtytje, Briken Calja e nisi me 184 kilogramë dhe arriti ta ngrinte shtangën lart. Një provë e parë e kaluar me sukses, por në këtë moment peshëngritësi ynë pësoi një dëmtim në gjurin e djathtë. Në provën e dytë ai tentoi 188 kilogramë dhe e ngriti shtangën në gjoks, por jo më lart.
Pas pak minutash Calja bëri edhe provën e tretë, ku tentoi dhe ngriti me sukses 190 kilogramë. Ai e mbylli në vend të në stilin e shtytjes, ndërsa në dygarësh ngriti 341 kilogramë.
Shqipëria merr pjesë me dy peshëngritës në Lojërat Olimpike të Tokios, ku përveç Briken Caljes, është edhe shkodrani Erkand Qerimaj, i cili do të garojë më 31 korrik, në peshën deri në 81 kilogramë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje