Sport

Briken Calja ndan lajmin e mirë: Medalje të pastra, zyrtarisht kampion bote

Certifikohen medaljet e peshëngritësit shqiptar, Briken Calja, kampion bote në shkëputje dhe nënkampion në shtytje dhe dygarësh. Lajmin e ka dhënë vetë sportisti, i cili, me një postim në profiling e tij në Facebook, bën me dije se testet antidoping kanë dalë të pastra.

Briken Calja, kampion bote. Gazeta Si, 30 dhjetor 2021

“Një lajm i mirë mbërriti këtë mëngjes: Testet antidoping dolën, duke treguar pastertinë dhe vërtetësinë e medaljeve historike të Botërorit të fundit. Jam jashtëzakonisht i lumtur, që medaljet e arit dhe të argjendit çertifikohen si të Shqipërisë, të shqiptarëve dhe personalisht të miat. Zyrtarisht Kampion Bote në shkëputje dhe nënkampion në shtytje dhe dygarësh”, – shkruan Calja në një postim të fundit, duke e ndarë gëzimin me të gjithë shqiptarët.

Shtangisti ka qenë i qetë gjatë kësaj kohe dhe i bindur për sportin e pastër që ushtron, por priste edhe vendimin zyrtar për konfirmimin e tri medaljeve që fitoi në Botërorin e fundit.

Më parë ka ndodhur që sportistë të shtangës në vendin tonë kanë fituar medalje, që më pas janë zhvlerësuar nga dalja pozitivë në testet antidoping.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë