Sytë e gjithë shqiptarëve do të jenë sot te Briken Calja, peshëngritësi që i ka të gjitha mundësitë t’i sjellë Shqipërisë medaljen e parë olimpike. Shpresat janë të mëdha dhe vetë sportisti shqiptar është mjaft optimist. Ai do të garojë sot, në orën 12:45, në peshën deri në 73 kilogramë.
“Erdhi dita që kam shumë vite që e pres! Jam jashtëzakonisht i qartë dhe i palëkundur në mendje se çfarë kërkoj nga kjo sfidë. Ndjej se pas vetes sime kam miliona zemra kuq e zi që më përkrahin dhe kjo do të jetë forca ime më e madhe dhe për të nderuar vlerat e Shqipërisë në botë jam gati të derdh gjak dhe djersë. Kam marrë qindra mesazhe nga shqiptarë anembanë botës këto ditë dhe akoma më shumë më shtohet besimi dhe forca drejt një suksesi në këtë garë”, – shkruante një ditë më parë Calja në faqen e tij në Facebook.
Shqipëria merr pjesë me dy peshëngritës në Lojërat Olimpike të Tokios, ku përveç Briken Caljes, është edhe shkodrani Erkand Qerimaj. Ai do të garojë më 31 korrik, në peshën deri në 81 kilogramë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje