Bota

Britania aprovon ekstradimin e Julian Assange në SHBA

Gazeta Si – Ministrja e Brendshme britanike, Priti Patel, ka urdhëruar ekstradimin e Julian Assange në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vendimi përfundimtar, vjen pas mbylljes të procedurës gjyqësore për çështjen e diskutueshme të aktivistit australian, i cili rrezikon të vuajë një dënim shumë të rëndë në një burg amerikan për shkak se ka kontribuar në shpërndarjen, nëpërmjet platformës Ëikileaks, dokumente konfidenciale.

Këto të fundit, përmbanin informacion mbi krimet e luftës të kryera nga forcat amerikane në Irak dhe Afganistan.

Assange, i cili deri tani ka kaluar një kalvar të gjatë vuajesh, është themeluesi i Ëikileaks dhe akuzohet për spiunazh.

Pikërisht nga Ëikileaks, vjen komenti i parë për vendimin e ekstradimit: “Është një ditë e errët për lirinë e shtypit”.

Pas nënshkrimit të urdhrit të ekstradimit, Patel shpjegoi në një deklaratë se gjykatat e Mbretërisë së Bashkuar gjetën se nuk do të ishte “shtypëse apo e padrejtë” për qëllime gjyqi ekstradimi i themeluesit të Ëikileaks, të cilin ai tani ka 14 ditë për ta apeluar.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme, deklaroi më pas se “kërkesat për ekstradim i dërgohen ministrit, vetëm pasi gjyqtari vendos se mund të procedojë, pas shqyrtimit të aspekteve të ndryshme të çështjes. Më 17 qershor, pas shqyrtimit, si në Gjykatën e Magjistraturës, ashtu edhe në atë të Lartë, gjykata, urdhëroi ekstradimin e Julian Assange në Shtetet e Bashkuara”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme ,sqaroi gjithashtu se sipas gjykatave britanike, nuk rezulton se ekstradimi “është i papajtueshëm me të drejtat e tij njerëzore, përfshirë të drejtën e tij për një gjykim të drejtë dhe lirinë e shprehjes”.

Përveç kësaj, në Shtetet e Bashkuara, Assange “do të trajtohet siç duhet, përfshirë kujdesin në lidhje me shëndetin e tij”, shtoi zëdhënësi.

Në një intervistë tetorin e kaluar me shkrimtarin Roberto Savianon, partnerja e Assange, Stella Moris, tha se kishte prova të përpjekjes së CIA-s për ta vrarë atë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë