Londra ka regjistruar zero vdekje nga Covid-19 për herë të parë në gjashtë muaj.
Lajmi bëhet i ditur nga BBC, i cili raporton të dhënat e publikuara nga “Public Health England” (PHE).
Në kulmin e krizës shëndetësore, në prill 2020, kishte rreth 230 vdekje në ditë në lidhje me virusin.
Kryeqyteti përbën 12% të të gjitha vdekjeve si pasojë e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar.
Dhe gjithçka, falë vaksinimit: janë 30 milionë britanikë “të imunizuar” deri tani.
Sot, të dhënat tregojnë se nuk ka pasur asnjë vdekje të pacientëve në Londër brenda 24 orëve të fundit.
Një moment historik, pothuajse i paimagjinueshëm nëse mendohet se Londra ishte epiqendra e valës së parë të pandemisë vitin e kaluar.
Ndërkohë, shkalla e infektimit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar po bie dita-ditës: rastet kanë rënë me një të tretën në krahasim me javët e fundit.
Por edhe vdekjet gjithashtu kanë rënë tej mase, vetëm 19 viktima në të gjithë vendin u regjistruan dje, ashtu sikundër ishulli po përgatitet të ndërmarrë hapat e parë të rëndësishëm drejt lehtësimit të kufizimeve anti-Covid.
Për shembull, qytetarët do të lejohet të takohen jashtë në grupe me gjashtë persona, madje edhe në kopshte private, ndërsa do të rinisin aktivitetet sportive në natyrë.
Këto janë efektet e një fushate masive vaksinimi. Pikërisht 30,151 milionë njerëz morën dozën e tyre të parë midis 8 dhjetorit dhe 27 marsit, rreth 57 përqind e të gjithë të rriturve.
Ndërkohë, 3.5 milionë njerëz të tjerë kanë marrë një dozë të dytë, që do të thotë 33.678 milionë doza gjithsej u dhanë në tre muaj.
Po ashtu, vendi pret ardhjen e afërt të mbi 500,000 dozave të vaksinës së re amerikane, asaj “Moderna”: atyre do t’iu shtohen miliona doza të “Pfizer”-it dhe “Oxford-AstraZeneca”-s, tashmë të disponueshme në Angli dhe që të hapë rrugën për imunizimin të atyre që janë nën 50 vjeç.
Britania e Madhe ka regjistruar më shumë se 126,000 vdekje nga COVID-19, numri më i lartë në Europë.
Kryeministri Johnson tha se shpreson që lehtësimi i masave do të ndikojë që të kemi një verë plot aktivitete, ndërsa shumë yje të sportit u bashkuan me qeverinë për të inkurajuar kthimin e qytetarëve te aktiviteti fizik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)










Lini një Përgjigje