“Faleminderit të gjithëve për durimin tuaj. Përpjekjet tuaja po japin rezultatet e pritura”. Kryeministri britanik, Boris Johnson, paralajmëron fazën e dytë të daljes nga pandemia Covid 19 dhe për këtë arsye konfirmoi rihapjen e disa aktiviteteve tregtare, duke filluar nga 12 prilli.
Midis tyre edhe pub-et dhe palestrat. “Unë vetë do të shkoj në pub të hënën”, – tha Johnson, duke theksuar, megjithatë, se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të respektojmë rregullat.
Kryeministri britanik, konfirmoi se një vendim nuk është marrë ende për rinisjen e udhëtimeve ndërkombëtare.
Duke iu përgjigjur pyetjeve nga gazetarët, ai kërkoi falje për mungesën e një vendimi mbi këtë çështje, por theksoi se, “rreziku i importimit të virusit për udhëtarët në Mbretërinëë e Bashkuar, nuk duhet të nënvlerësohet”.
“Asnjë” çertifikatë, ose “status Covid “nuk do t’u kërkohet njerëzve që do të shkojnë në dyqane ose pube, duke filluar nga e hëna dhe “as nuk mendojmë për një gjë të ngjashme për fazën tre të udhërrëfyesit”, – tha kryeministri britanik, duke iu përgjigjur pyetjeve në konferencën për shtyp.
“Sidoqoftë, ideja e një statusi-vaksine, mund të jetë e dobishme për udhëtimet ndërkombëtare dhe shumë po mendojnë për të”, – shtoi ai, por përjashtoi futjen e një “pasaportë vaksine” së shpejti.
Ndërkohë, qeveria britanike do t’i ofrojë të gjithë popullatës mundësinë për të kryer dy teste të shpejta anti-Covid në javë nga e premtja e ardhshme, si pjesë e një forcimi të planit kombëtar të parandalimit të koronavirusi.
Sipas ministrit të Shëndetësisë, nisma do të ndihmojë për të zmbrapsur çdo shpërthim të virusit, ndërsa vendi gradualisht del nga periudha e tij e gjatë e bllokimit.
Testet e shpejta, të cilat ofrojnë një përgjigje brenda 30 minutash, do të jenë në dispozicion falas në qendra të veçanta, farmaci dhe gjithashtu do të dërgohen me postë.
Këto teste, tashmë do t’u ofrohen fëmijëve në shkolla dhe familjeve të tyre, si dhe kujtdo që duhet të largohet nga shtëpia për të shkuar në punë.
Kryerja e “testeve të shpejta mbi një bazë të rregullt, është më e rëndësishme se kurrë për të siguruar që përpjekjet e bëra deri më tani, nuk do të shkojnë dëm”, – tha Boris Johnson.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje